|
| |
 |
TË TJERA |
|
| |
|
|
|
|
| Karta e muzeve sipas ICOM |
|
|
|
|
|
| |
Publikime |
- ALBUMI MEZURAJ
- PËRMBLEDHJE
| Ky album i botuar në vitin 2005 është një paraqitje e bazuar mbi krijimtarinë e një grupi autorësh pra ka një karakter mozaikor. Ky është një album përfaqësues kolektiv me përzgjedhje të veprave më të mira të Kolë Idromenos, Simon Rrotës, Fatmir Haxhiut, Ismail Lulanit, Pano Kondos, Artur Muharremit, Gazmend Lekës dhe Helidon Halitit si dhe Adnan Bushati. Albumi është i pajisur dhe me shënime të informacionit bibliografik, si dhe me mendime mbi personalitetin e artistëve. |
|
| |
- ALBUMI "ARTUR MUHARREMI"
- PËRMBLEDHJE
|
|
 |
| |
2007 |
| Albumi "Artur Muharremi" |
|
|
|
|
|
| Ky album është botuar në vitin 2007 dhe i përket koleksionit Mezuraj të krijimtarisë pikturike të artistit të njohur Artur Muharremi. Ky album u përgatit sipas tri kritereve; a) kriterit kronologjik; b) kriterit sinkretik, albumi ka një studim të gjatë tipologjik afro 40 faqe shqip-anglisht për artin e këtij artisti; c) kriterit estetik përfaqësues që do të thotë përzgjedhja me ngulm dhe me konseguencë e niveleve të pikturave e të krijimtarisë. |
|
| |
- ALBUMI "HELIDON HALITI"
- PËRMBLEDHJE
|
|
 |
| |
2008 |
| Albumi "Helidon Haliti" |
|
|
|
|
|
| Ky album u botua në vitin 2008 dhe përbëhet nga 210 faqe të ilustruara, me ngjyra, me diametër 24 cm X 30.5 cm. Hapet me fjalën e presidentit të Mezuraj Muze, Z. Eduart Mezuraj, përmban studimin kryesor dhe konceptual të Dr. Moikom Zeqos si dhe nuk mungojnë konsiderata të dhëna nga figura të njohura të artit figurativ shqiptar, akademikë etj. si p.sh. Ismail Kadare, Skënder Kamberi, Ferid Hudhri, Nestor Jonuzi, etj. |
|
| |
| Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania |
|