Në datën 16 mars 2009 u organizua përurimi i ekspozitës figurative të koleksionit Mezuraj të piktorit Helidon Haliti, i datëlindjes 04-05-1968. Këtij organizimi i parapriu konferenca e shtypit një ditë më parë, ku u paraqit përmbajtja e ekspozitës në fjalë dhe u përurua koleksioni Mezuraj i pikturave të Helidon Halitit, në një album të cilësisë të lartë sipas kritereve më të larta bashkëkohore. Përurimi i ekspozitës u bë në orën 19:00, në një ceremoni të gjerë me praninë e autoriteteve të larta shtetërore, të institucioneve kombëtare, shkencore dhe artistike, të përfaqësuesve të trupit diplomatik, që u pasqyrua hollësisht në mediat elektronike dhe të shkruar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
|