Në shkurt të vitit 2008 u organizua përurimi i ekspozitës figurative të koleksionit Mezuraj të artistit Artur Muharremi, i datëlindjes 02-06-1958. Një ditë më pare, stafi i muzeut organizoi konferencën e shtypit me të gjithë përfaqësuesit e medias elektronike dhe të shkruar, ku u dha informacioni për përmbajtjen e ekspozitës si dhe u përurua albumi i koleksionit Mezuraj të pikturave të Artur Muharremit, ngjarje kjo e veçantë në rrafshin e botimeve të këtij lloji në Shqipëri. Përurimi i ekspozitës u bë në orën 19:00, ku morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe të trupit diplomatik në Shqipëri, akademikë, historianë arti dhe artistë figurativë. Ky përurim u pasqyrua gjerësisht në median elektronike dhe të shkruar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
|